OKB akordon 110 milionë dollarë ndihma humanitare/ Do të përfitojnë rreth 300 milionë njerëz në nevoja urgjente

Data:

Shpërndaje:

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi ndarjen e 110 milionë dollarëve nga Fondi Qendror i Përgjigjes ndaj Emergjencave (CERF) për të mbështetur ndihmën humanitare në disa nga krizat më të pafinancuara në botë, duke përfshirë rajone në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ky fond do të ndihmojë më shumë se 300 milionë njerëz që ndodhen në nevojë urgjente për ndihmë, ndërsa buxheti global për humanitarizëm është duke pësuar një rënie të konsiderueshme, duke arritur nivele të ulëta historike.

Tom Fletcher, nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente, theksoi se edhe pse financimi është në rënie, nevojat humanitare nuk zhduken, duke bërë thirrje për alokimin sa më të shpejtë të fondeve aty ku është më urgjente. Një e treta e fondeve të reja do të ndihmojnë Sudanin dhe Çadin, që po përballen me dhunë, zhvendosje të popullsisë dhe urinë. Përveç tyre, fondet do të ndihmojnë vendet si Afganistan, Republika Qendrore e Afrikës, Honduras, Mauritania, Niger, Somali, Venezuela dhe Zambia. Përveç ndihmës humanitare, një pjesë e fondeve do të përdoren për mbrojtjen e komuniteteve të cenueshme nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

CERF shpërndan burime dy herë në vit dhe, në fund të vitit 2024, alokoi gjithashtu 110 milionë dollarë për të mbështetur mbi 3 milionë njerëz në kriza në 10 vende. Sipas OKB-së, deri tani janë mbledhur vetëm 5% të financimit të nevojshëm prej 45 miliardë dollarësh për të mbështetur 185 milionë njerëz që janë të prekur nga krizat globale, duke lënë një boshllëk të madh prej mbi 42 miliardë dollarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...