OEMVP prezantoi Platformën për zhvillim lokal para kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e koalicionit AKI

Data:

Shpërndaje:

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, U.D Kryetari i OEMVP z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Zekiri, Kryetarin e Nderit z. Dauti dhe Menaxheren operative realizuan takim me kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e koalicionit AKI. Në këtë takim morën pjesë z. Erkan Arifi, kandidat për Komunën e Likovë  dhe z. Blerant Ramadani, kandidat për Komunën e Sarajit.

Takimi u hap nga z. Nuhi Aliu, i cili prezantoi Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal, të përpiluar nga OEMVP, duke theksuar kërkesat kryesore të biznesit dhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit për avancimin e sektorit privat dhe krijimin e kushteve të favorshme për funksionimin e bizneseve.

Në fjalën e tij, kandidati për Komunën e Likovës, z. Erkan Arifi, theksoi pozitën strategjike të komunës për tërheqjen e investimeve. Ai prezantoi disa nga prioritetet kryesore të programit të tij, si: funksionalizimi i Zonës Ekonomike në Nikushtak, hapja e pikës kufitare në Bellanoc, krijimi i një qendre për grumbullimin e produkteve bujqësore, si dhe përshpejtimi dhe thjeshtësimi i procedurave të planeve urbanistike.

Nga ana tjetër, kandidati për Komunën e Sarajit, z. Blerant Ramadani, nënvizoi nevojën që Zona Industriale e Sarajit të ketë kyçje direkte në autostradë, një kërkesë e përkrahur edhe nga OEMVP, si dhe rëndësinë e hartimit të strategjive afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e komunës, në periudhë 4-vjeçare dhe 10-vjeçare.

Gjatë diskutimit, Kryetari i Nderit të OEMVP, z. Xhemail Dauti, theksoi domosdoshmërinë e largimit të ndikimeve politike nga sektorët e urbanizmit në të dyja komunat, si dhe shprehu nevojën për krijimin e një qendre të kontinjerëve në Kondovë.

Në përmbyllje, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, z. Durim Zekiri, rikujtoi rëndësinë e formalizimit të ekonomisë gri si një nga faktorët kryesorë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes.

OEMVP, në kuadër të traditës së saj, do të vazhdojë me takime edhe me subjekte të tjera politike, me qëllim që përmes dialogut të drejtpërdrejtë të përçohen prioritetet dhe qëndrimet e komunitetit të biznesit në raport me zhvillimin ekonomik lokal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...