OEMVP pjesë e forumit ndërkombëtar për promovimin e investimeve në Budapest

Data:

Shpërndaje:

30–31 mars 2026, Budapest – U.D. Kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, mori pjesë në ngjarjen promovuese ndërkombëtare të organizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Hartës për Investime”, e dedikuar për komunitetin e biznesit dhe me fokus në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kompani anëtare të OEMVP-së, përfshirë Neting Institute, BIS OIL, Qendra Rea dhe Magna Group, si dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar angazhimin aktiv të sektorit privat dhe mbështetjen institucionale në promovimin e mundësive investuese dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë aktivitetit, u prezantua Harta e Investimeve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u elaboruan në detaje mundësitë investuese, përfitimet për investitorët, sektorët kyç të zhvillimit, si dhe avantazhet konkurruese që ofron vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritja e çmimit të naftës shtrenjton biletat, studentët alarmojnë: Po bëhet çdo ditë më e vështirë

Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës, që në Kosovë aktualisht ka arritur në rreth 1.80 euro për...

Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 82 centë një litër

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur...

Të gjithë të punësuarit në MPB do të keni rritje të pagës për 2.470 denarë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të gjithë të punësuarit në këtë institucion do të marrin...

Hoxha: Regjistër digjital i ndotësve – për më shumë transparencë, përgjegjësi dhe besim

  Shkup, 31.03.2026 Në brifingun e sotëm për media, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, informoi për...