“OEMVP hap kampanjën e 20-vjetorit: 2 dekada rrugëtim i përbashkët, fillojnë me një marsh simbolik drejt Ujëvarave të Kamjanit”

Data:

Shpërndaje:

 

Sot, në një atmosferë frymëzuese mes bukurive natyrore të Ujëvarave të Kamjanit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore hapi zyrtarisht kampanjën për shënimin e 20-vjetorit të themelimit me një marsh simbolik që do të mbetet në kujtesë si fillimi i një kapitulli të ri për Odën dhe anëtarësinë e saj.

Në këtë marsh të veçantë morën pjesë drejtuesit më të lartë të Odës: Kryetari z.Mendi Qyra, Kryetari i nderit, Kryetari i Kuvendit, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës, anëtarë të Odës, si dhe Zyra Ekzekutive e udhëhequr nga Drejtori ekzekutiv z. Durim Zekiri.

Me këtë rast, Kryetari Qyra falënderoi zyrën ekzekutive për iniciativën dhe organizimin e këtij eventi kuptimplotë, si dhe anëtarët për pjesëmarrjen e tyre. Ai theksoi rëndësinë që ky marsh simbolik të kthehet në traditë, duke përcjellë mesazhin e unitetit dhe vizionit afatgjatë tek gjeneratat e ardhshme.

Ujëvarrat simbolizojnë rrjedhën e pandalshme, freskinë dhe rigjenerimin – ashtu si OEMVP, që për 20 vite me radhë ka qenë një burim i qëndrueshëm energjie dhe zhvillimi për bizneset në vend. Nga ana tjetër, marshi përfaqëson rrugëtimin kolektiv, përkushtimin dhe bashkëpunimin – vlera që e kanë shoqëruar Odën që nga themelimi i saj e deri më sot.

Ky marsh nuk ishte vetëm një ecje në natyrë – por një kujtesë e rrugëtimit 20-vjeçar dhe një angazhim për të vazhduar përkrah biznesit në çdo hap të së ardhmes.
Në kuadër të 20-vjetorit, OEMVP do të vazhdojë me një sërë aktivitetesh që do të pasqyrojnë rrugëtimin dhe ndikimin e saj ndër vite – gjithmonë në shërbim të komunitetit të biznesit dhe të ardhmes ekonomike të vendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...