Një ndër sfidat kryesore për mediat në të ardhmen do të jetë përdorimi i inteligjencës artificiale

Data:

Shpërndaje:

Në hapësirën mediatike në Maqedoni, veçanërisht te mediat online, mbizotëron konfuzion i madh, shkruan Alsat.

Rrënjët e kësaj duhet kërkuar në Kodin aktual Zgjedhor.

Po të mos ekzistonte ky inkurajim për media të reja, dhe nëse mediat ekzistuese dhe portalet online do të bashkoheshin në ekipe më të fuqishme gazetareske, pra të mos kishim media “onemanshoë” pas të cilave nuk qëndron gazetar, por vetëm një kopjues, gjërat mund të ndryshojnë, thotë Biljana Gjergjievska, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media.

“Ajo që më shqetëson është fakti që në gazetari hyn kush të dojë, pra njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e gazetarisë e konsiderojnë veten gazetarë, vetëm sepse qëndrojnë pas, para se gjithash, portaleve online. Unë këtë e shoh si mangësi të madhe në Kodin Zgjedhor të vendit, i cili inkurajon shumimin e mediave të reja online si kërpudhat, vetëm që të mund të aplikojnë për para nga fushatat zgjedhore për reklamimin e partive politike”, tha Biljana Gjergjievska – Drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media.

Ajo që do të jetë sfida kryesore për mediat në të ardhmen është përdorimi i inteligjencës artificiale.

“Ekzistojnë shumë sfida, jo vetëm në rajon por edhe në nivel global, kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale. Ajo ofron shumë mundësi për gazetarët dhe mediat, por sjell edhe shumë rreziqe. Rreziqe nga përhapja e dezinformatave, gjuha e urrejtjes dhe çështjet e sigurisë”, theksoi Xhoshua Masarenti, Koordinator rajonal i projekteve në UNESCO.

“Varet nga ajo që dëshironi të arrini. Nëse doni sasi të madhe lajmesh pa cilësi, sigurisht që inteligjenca artificiale mund ta zëvendësojë gazetarinë. Por nëse dëshironi të prodhoni informacione cilësore, duhet ta bëni vetë, sepse edhe vetë inteligjenca artificiale nuk është e pagabueshme – ajo mund të prodhojë stereotipe, pretendime të pasakta, informacione që ngatërrojnë dhe përmbajtje që çojnë në drejtim të gabuar”, u shpreh Lorens Dirigs – profesoreshë universitare nga Belgjika.

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet shumë i dobishëm, por përdorimi i saj në media duhet të jetë nën një mbikëqyrje të caktuar.

“Sa i përket asaj nëse ajo mund t’i zëvendësojë gazetarët, kam frikë se pronarët e mediave mendojnë se po, dhe se kjo në të ardhmen do të bëhet një problem edhe më i madh për gazetarët, pra puna e tyre do të tentohet të zëvendësohet me të ashtuquajturit robotë artificialë, dhe kjo do të sjellë probleme serioze në gazetari edhe ashtu jemi shumë pak të paguar dhe të nënvlerësuar. Dhe kam frikë se kjo do të ndikojë në atë sferë”, theksoi Gordana Novakoviq – Sekretare e përgjithshme e Këshillit të Mediave në Serbi.

Përfaqësues të Këshillave të Etikës në Media nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia po debatojnë në Ohër për sfidat me të cilat përballen mediat në rajon, ndër të cilat është edhe përdorimi i inteligjencës artificiale./ Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...