Një goditje për Temu-n, një zhgënjim për qytetarët: Pragu tatimor për porositë deri në 22 euro hiqet – të gjitha dërgesat do të kenë TVSH

Data:

Shpërndaje:

Porositë e lira online nga jashtë vendit së shpejti do të bëhen më të shtrenjta. Qeveria ka propozuar ndryshime që do të heqin përjashtimin nga taksat për dërgesat deri në 22 euro. Sipas të dhënave nga Administrata Doganore, vetëm në qershor, qytetarët e Maqedonisë së veriut porositën rreth 250 ton mallra nga Temu, nga të cilat pothuajse 95 mijë kilogramë ishin pa TVSH.

 

Me ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, të gjitha produktet e porositura nga jashtë vendit – pavarësisht nga vlera e tyre – do t’i nënshtrohen taksës. Kjo do të thotë që çdo dërgesë, nga një gjilpërë te një xhaketë, do të bëhet më e shtrenjtë me 18 përqind, e njëjtë me normën e TVSH-së.

Propozimi është paraqitur tashmë në Parlament dhe, nëse miratohet, do t’i japë fund praktikës aktuale të qytetarëve që blejnë me çmime më të ulëta përmes platformave të huaja elektronike si “Temu”, “Ali Express” dhe të tjera. Qeveria pret që kjo masë të rrisë të ardhurat buxhetore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...