Nikolloski: Ka tender për rrugën Shkup-Bllacë! Nëse ka ofertë deri 171 milionë euro, vazhdojmë me aksin e paraparë

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se tashmë ka tender për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, shkruan TV21. Nikolloski thotë se në rast se ka oferta në korniza të 171 milionë eurove të parapara, do të vazhdohet puna në aksin e paraparë, ndërsa nëse ka ofertë më të shtrenjtë, do të bëhet aks i ri, sipas tij, më ekonomik.

“Shkup-Bllacë për momentin ka përfunduar para kualifikimi, ka kualifikim, respektivisht për momentin, thënë në gjuhën popullore, tender. Atë që jemi marrë vesh me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke marrë parasysh se prej atje kemi edhe kredi edhe grant komponentë, është të shohim se cili çmim do të ofrohet. Nëse ofrohet çmim që është në korniza të të paraparës, 171 milionë euro, atëherë vazhdojmë, nëse shkohet me çmim që e parashikojnë ekspertët, mes 240-300 milionë eurove, atëherë do të shkojmë me aks të ri, më ekonomik”, tha Nikolloski./tv21.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...