Nënshkruhet marrëveshja prej 8.9 milionë eurosh për mbështetjen e 198 ndërmarrjeve prodhuese dhe përpunuese

Data:

Shpërndaje:

Është nënshkruar marrëveshje  prej 8.9 milionë euro me ndërmarrjet përfituese nga skema mbështetëse për makineri prodhuese dhe përpunuese, raporton Ekonomia Online. Nënshkrimi u bë në një ceremoni nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e ku pjesë mori edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ndonëse qeveri në detyrë, megjithatë Kurti nga aty foli për vizionin për një qeverisje të mirë, duke thënë edhe se po krijojnë kushtet të favorshme për bizneset.

“Është kënaqësi e veçantë të jem sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje financiare të 198 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto ndërmarrje janë përzgjedhur për mbështetje në vlerë prej 8.9 milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Ndërmarrësi dhe Përkrahje në Kosovë. Kemi vizion për qeverisje të mirë, zhvillim të vazhdueshëm, mirëqenie, siguri dhe barazi. Krijimi i kushteve të favorshme për të bërë biznes është ndër prioritetet tona kryesore. Me këtë investim po ofrojmë mbështetje direkte për shpalosjen e potencialit të bizneseve, të cilat janë kontribuuese të rëndësishme në zhvillimin e mëtejmë të vendit”, deklaroi Kurti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...