Në Shqipëri hyn në fuqi vendimi për uljen e çmimit të energjisë

Data:

Shpërndaje:

Familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lekë më pak deri më 31 dhjetor 2025.

Vendimi, që u miratua në fillim të janarit nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis sot (1 shkurt 2025)  zbatimin.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës, raporton Tch.

Sipas vendimit, për konsumimin e mbi 700 kw/orë vijon tarifa 9.5 lekë. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

-Nën 700 kw/ orë 8.5 lekë ose 10.2 lekë me TVSH

-Mbi 700 kw/orë 9.5 lekë ose 11.4 lekë me TVSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...