Në Shkup u shit apartament për 280,000 €! Çmimi për m² në qendër kaloi 3.000€

Data:

Shpërndaje:

Një apartament me sipërfaqe prej 91 metrash katrorë në komunën Qendër të Shkupit u shit për çmim rekord 280.000 euro gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, duke arritur një çmim mbi 3.000 euro për metër katror, tregojnë të dhënat më të fundit nga Agjencia për Kadastrën e Pronave.

Ky transaksion është pjesë e një trendi më të gjerë të rritjes historike të çmimeve të pasurive të paluajtshme, të cilat gjatë të njëjtës periudhë u rritën për 25,1 për qind.

Sipas të dhënave nga Regjistri i çmimeve dhe qirave, në periudhën korrik–shtator 2025, tregu i banesave të reja ishte aktiv, me 845 shitje të regjistruara direkt nga investitori, një rritje prej 169 apartamentesh krahasuar me tremujorin e dytë të vitit.

Megjithatë, shqetësues mbetet rritja drastike e çmimeve. Sipas llogaritjeve të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV), rritja prej 25,1 për qind gjatë tremujorit të tretë është më e larta historikisht e regjistruar. Një situatë e ngjashme ishte vërejtur vetëm në vitin 2008, kur çmimet u rritën mbi 24 për qind, por më pas pasoi një periudhë rënieje. Kjo rritje e fundit e bën tregun e pasurive të paluajtshme gjithnjë e më pak të arritshëm për qytetarët mesatarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...