“Na bëhet presion për të lënë punën” – ankohen punëtorët e ShA “Ekonomia e Ujërave”

Data:

Shpërndaje:

Punëtoret e Shoqërisë Aksionare “Ekonomia e Ujërave të RMV” – Shkup, shprehin revoltë ndaj institucionit ku ata punojnë. Ata thonë se punojnë me rroga minimale dhe nga drejtuesit e tanishëm atyre u ndryshohen vendet e punës duke i dërguar në lokacione si Koçani e Sveti Nikolla.
Punëtorët potencojnë se këto probleme kanë filluar që kur ka ardhur drejtori i ri si menaxhues i këtij institucioni.

“Drejtoria e ndërmarrjes ka marr vendim, për të na zhvendosur nga qendra rajonale në Shkup, në qytete të tjera si Koçani dhe Sveti Nikola. Si dhe për të reduktuar numrin e vendeve tona të punës. Ky vendim është marr në mënyrë të njëanshme, pa paralajmërim dhe pa respektuar procedurat ligjore. Ne kemi qenë të angazhuar në këto vende pune për më shumë se dy vite, me vendim të rregullt dhe të plotë fuqishëm”, deklaroi Orhan Muça, i punësuar në ShA “Ekonomia e Ujërave të RMV-së”.

Një punëtor tjetër thotë se për të shkuar në ato vende të largëta në punë, rroga nuk ju del as për harxhimet rrugore.

“Rrogën e kam të vogël, duan të më dërgojnë të shkoj deri në Koçani në Bregallnicë. A rrogën e vogël e kam, nuk më japin as kushte as asgjë për të shkuar deri në Bregallnicë. Gjithë me kushtet e mia duhet të shkoj, a rrogën e kam minimale”, tha Elfat Aliu, i punësuar.

“Ka sa kohë, ka një vit që ka ardhur drejtori i ri, ne kemi presione çdo ditë që ne të detyrohemi ta lëmë punën. Hapi i parë ka qenë që na ka futur me një zyrë të vogël 10 persona, dhe duke na ka akuzuar që ne nuk punojmë, kur ne nuk kemi pasur kushte për punë dhe kjo shihet qartë që çdo ditë duhet ta bëjnë pastrimin për të bërë punësime të reja”, tha Ramadan Beqa, i punësuar.

Për këto shqetësime të ngritura nga ana e punëtorëve TV21 iu drejtua SHA “Ekonomia e Ujërave”
Nga atje morëm këtë përgjigje:

“Nuk jemi në mundësi të dorëzojmë njoftimin nga SHA Ekonomia e Ujërave për çështjen e përmendur për momentin, pasi është ditë jo pune. Ju faleminderit për mirëkuptimin”.

Ne sme vo moznost da dostavime izvestuvanje od AD Vodostopanstvo za posoceniot predmeten slucaj vo momentov bidejki e neraboten den.Vi blagodaram na razbiranjeto

Ndërkaq në linjë telefonike me drejtorin Filip Filipovski na u tha që këto ankesa nuk janë të vërteta dhe se këtë mund ta dëshmojë të hënën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...