Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski po qëndron për vizitë pune në Londër.

Ai mbajti fjalim në forumin e biznesit ku para më shumë se 50 kompanive britanike prezantoi mundësitë për investim dhe klimën e investimeve në vend.

Nga MPJTJ njoftuan se në forum ministri Mucunski foli për përpjekjet dhe aktivitetet e Qeverisë mbi avancimin e klimës së biznesit, si dhe potencialin për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

“Me këtë rast, ai i ftoi kompanitë britanike të shqyrtojnë mundësitë që ofron tregu dhe ekonomia e vendit dhe shprehu gatishmërinë në nivel të Qeverisë dhe ministrisë, t’u ofrojë atyre gjithë mbështetjen e nevojshme për realizimin e planeve dhe qëllimeve të tyre investuese”, thuhet në komunikatë.

Gjatë qëndrimit të tij të punës në Londër, ministri Mucunski vizitoi edhe shkollën e gjuhëve të Evropës Lindore në kuadër të University College London ku studiohet dhe flitet gjuha maqedonase. Pastaj është realizuar donacion me tekste shkollore dhe literaturë e cila siç tha ai, “do të ndihmojë në zotërimin e gjuhës amtare”.

“Promovimi i gjuhës maqedonase dhe krijimi i kushteve për studimin e saj janë ndër prioritetet më të rëndësishme të ministrisë, ku në mënyrë aktive punohet në periudhën e kaluar”, thuhet në komunikatë.

Ministri Mucunski ka takuar edhe anëtarët e Grupit parlamentar në Parlamentin britanik për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, forcimin e bashkëpunimit parlamentar, si dhe rëndësinë e dy parlamenteve në promovimin e marrëdhënieve politike midis dy vendeve. Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe interesin e vazhdueshëm për vendin tonë, si dhe për kontributin në forcimin e miqësisë midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...