MSH: NË DITËT NË VIJIM DO TË HAPEN PROCEDURA TË REJA PËR PUNËSIM NË DISA INSTITUCIONE SHËNDETËSORE PUBLIKE

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Shëndetësisë që nga emërimi i ministrit Azir Aliu më 9 qershor, ka filluar një proces intensiv të forcimit të kuadrit në institucionet shëndetësore publike në të gjithë shtetin. Siç njoftoi sot, për pak më shumë se një muaj janë realizuar apo janë në fazën përfundimtare mbi 950 vende pune në profile të ndryshme shëndetësore:  mjekë, infermierë, laborantë, ndihmës mjekësorë, teknikë, psikologë, punonjës socialë, higjienistë dhe personel tjetër i domosdoshëm.

Sipas Ministrisë, procesi vazhdon edhe në ditët në vijim do të hapen procedura të reja për punësim në disa institucione shëndetësore publike në shtet.

“Zhvillimi profesional dhe forcimi i burimeve njerëzore përbëjnë pjesë kyçe të qasjes së re në sistemin shëndetësor, të shpallur nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Shëndetësia nuk mund të funksionojë pa njerëzit që çdo ditë kujdesen për mbarëvajtjen e saj. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe funksional, i cili nis me investimin në njerëzit, që janë themeli i tij”, thekson Ministria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...