Miratohet shtyrja e afatit për aplikimin për statusin ‘investitor strategjik’ deri në fund të vitit 2026

Data:

Shpërndaje:

Ndryshimet e miratuara në ligjin për investimet, të propozuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, kanë si qëllim tërheqjen e investimeve strategjike dhe mbështetje për investitorët vendas dhe të huaj.

TIRANË – Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese miratoi sot ndryshimet në ligjin për “Për investimet”, në mbledhjen e radhës në Kuvend.

Ndryshimet e miratuara në ligjin për investimet, të propozuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, kanë si qëllim tërheqjen e investimeve strategjike dhe mbështetje për investitorët vendas dhe të huaj. Kjo përfshin edhe lehtësimin e procedurave për investimet strategjike dhe mundësinë e aplikimit për këtë status në të gjitha sektorët e ekonomisë. Kjo ka si objektiv rritjen e investimeve, duke përfshirë edhe ndihmën për investitorët që kërkojnë të përfitojnë nga statusi i investitorëve strategjikë.

Një aspekt i rëndësishëm i ndryshimeve është zgjatja e afatit deri më 31 dhjetor 2026 për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese që dëshirojnë të përfitojnë nga këto lehtësira.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...