Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska do të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Stambollit 2025

Data:

Shpërndaje:

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska do të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Stambollit 2025, më 11 dhe 12 dhjetor, që do të mbahet në Stamboll, Turqi. Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare, sektorit afarist, si dhe komunitetit akademik.Në hapjen e këtij samiti, më 11 dhjetor, ministrja do të mbajë fjalim hyrës mbi temën “Ekuilibri i ri dhe bashkëpunimi global, në të cilin do t’i potencojë sfidat aktuale të ekonomisë globale dhe rëndësinë e krijimit të lidhjeve ekonomike të fuqishme dhe rezistente.
Më 12 dhjetor, ajo do të mbajë fjalim në panelin e diskutimit “Kahjet e reja të financave globale: ekuilibrat e reja, valutat dixhitale dhe aleancat ekonomike”, kushtuar të ardhmes së sistemeve financiare, rolit të rritjes së valutave dixhitale dhe zhvillimit të partneriteteve ekonomike midis vendeve.

Fokusi i samitit është determinuar në politikat ekonomike për rritjen e qëndrueshme, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
Në këtë samit do të diskutohet mbi ekonominë globale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër, energjetikën dhe financat, transformimin dixhital, si dhe rolin e arsimit në tërheqjen e investimeve të huaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...