MINISTRIA E KULTURËS DHE TURIZMIT: NGA GJITHSEJ 123 INSTITUCIONE, JANË PËRPUNUAR PAGAT PËR 115 INSTITUCIONE

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Kulturës dhe Turizmit informon se nga gjithsej 123 institucione nga fusha e kulturës, janë përpunuar pagat e të punësuarve nga 74 institucione nacionale dhe 49 lokale.

Nga atje potencojnë se nuk janë të sakta akuzat e Sindikatës së punonjësve të kultutrës së Maqedonisë (SPKM) se Ministria nuk i ka përpujnuar paragt e pagave lokale.

“Ministria e Kulturës dhe Turizmit llogarit menjëherë pagat siç janë paraqitur nga komunat dhe ia çon ato Ministrisë së Financave për pagesë po atë ditë. Ju informojmë se Qyteti i Shkupit ende nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë për llogaritjen e pagave në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për institucionet nën juridiksionin e tij: Biblioteka “Vëllezërit Miladinovci” – Shkup, Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”, Kopshti zoologjik – Shkup, Qendra Kulturore e Fëmijëve – Karposh, Salla Universale, Qendra Kulturore Rinore – Shkup, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Qendra Kulturore dhe Informative – Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Siç theksojnë ata, sapo të dorëzohet dokumentacioni i plotë për pagat nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do ta përpunojë atë dhe do ta dorëzojë në Ministrinë e Financave për pagesë.

Mbështetje SPKM dhe punonjësve kulturore kanë dhënë edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...