Ministria e Financave: Qytetarët nuk do të duhet të paguajnë TVSH-në për dërgesat nga Temu, Aliexpress….

Data:

Shpërndaje:

Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar ku shfuqizohet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat onlajn me vlerë deri në 22 euro.

 

Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është përforcimi i ekonomisë vendore, mbështetja e kompanive vendore dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Zbatimi i ndryshimeve pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonominë dhe punën e kompanive vendore. Me shfuqizimin e lirimit, rreth 4 milionë denarë në muaj, do të ridestinohen në ekonominë vendore, aq sa është edhe vlera e qarkullimit në platformat e huaja online në periudha të caktuara.

Këto mjete do të ndihmojnë në rritjen e kompanive lokale, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave të punonjësve.

Këto ndryshime paraqesin hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore, veçanërisht në kushtet e globalizimit intensiv dhe rritjes së tregtisë digjitale.

Për më tepër, modeli i ri do të kontribuojë në uljen e ekonomisë gri. Sistemi i mëparshëm lejonte abuzime të mundshme – importimin e mallrave të liruara nga TVSH-ja që më pas shiten në tregun vendas. Zgjidhjet e reja ligjore e parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë mjedis tregu të drejtë dhe të kontrolluar.

Kostoja e përllogaritjes dhe pagesës së TVSH-së nuk do të mbulohet nga qytetarët, që do të thotë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve për konsumatorët fundorë, dhe masa do të sigurojë konkurrencë të drejtë ndërmjet shitoreve onlajn vendase dhe të huaja.

Me miratimin e  ndryshimeve, shteti dërgon mesazh të qartë mbështetjeje për kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar, investojnë në zhvillim dhe krijojnë vende të reja pune në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...