Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndërmerr masa për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon publikun se në përputhje me Informacionin e miratuar për zbatimin e masave nga Faza 3 e Planit të veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit mbi shëndetin e popullsisë (2025 – 2030), koordinon dhe implementon në mënyrë aktive rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të punës në periudhën e verës.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndërmerr masa për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit

Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon publikun se në përputhje me Informacionin e miratuar për zbatimin e masave nga Faza 3 e Planit të veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit mbi shëndetin e popullsisë (2025 – 2030), koordinon dhe implementon në mënyrë aktive rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të punës në periudhën e verës.

Në kushtet e valëve ekstreme të të nxehtit, Ministria u bën thirrje të gjithë punëdhënësve në sektorin publik dhe privat të zbatojnë masat si vijon:

– Shtyrja e aktiviteteve të punës gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, veçanërisht për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë së drejtpërdrejtë;

– Krijimi i mundësive për punë në distancë, fleksibël ose të dyhershme aty ku është e realizueshme;

– Sigurimi i kushteve të përshtatshme mikroklimatike në ambientet e punës, me temperaturë deri në 25°C, me përjashtim të rasteve kur këtë nuk e lejon natyra e procesit të punës;

– Lirim nga detyrimet e punës të grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç, nëse nuk janë siguruar kushte përkatëse për punë, me përjashtim të të punësuarve në infrastrukturë kritike (shëndetësi, polici, armatë, transport, energjetikë, ndërmarrje publike komunale).

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë dhe koordinojë aktivitetet për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante.

Këto masa synojnë të zvogëlojnë rreziqet e stresit nga nxehtësia dhe pasojat e tjera shëndetësore për të punësuarit si pjesë e përgjigjes kombëtare ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit.

Ministria i bën thirrje publikut dhe sektorit të biznesit përbashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e rekomandimeve për mbrojtjen e punëtorëve dhe sigurimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës.

Për informacione dhe udhëzime plotësuese, Ministria e Ekonomisë dhe Punës është në dispozicionin tuaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...