Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, SH.T.z. Kristof Zomer, në të cilin u diskutuan mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.

Në takim, fokus i veçantë është vënë në rritjen e shkëmbimit tregtar, nxitjen e investimeve direkte zvicerane, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Ministri theksoi se, pavarësisht marrëdhënieve të mira politike dhe diplomatike midis dy vendeve, ekzistonte potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për bashkëpunim më intensiv ekonomik, veçanërisht në prodhim, industri, inovacione dhe ekonomi të gjelbër. Në këtë kontekst, është theksuar rëndësia e promovimit të klimës së favorshme të biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë që i ofrojnë zonat zhvillimore teknologjike industriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...