Mickoski: Renditemi ndër pesë ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencën për media informoi se sipas të dhënave të para të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në tremujorin e parë të vitit 2025 rritja reale e Bruto prodhimit vendor, që kur është zgjedhur kjo Qeveri, tremujori i tretë sipas rendit është 3 ose më shumë për qind, ndërsa norma e adaptuar sipas të dhënave sezonale dhe kalendarike 3,2 për qind.

“Ekonomia e Maqedonisë së Veriut radhitet në vendin e katërt, menjëherë pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm dhe nuk është rastësi, është rezultat i guximit, vizionit dhe punës shumë të palodhur”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, kjo është dëshmi se kur shteti udhëhiqet në mënyrë të drejtë, por edhe me dije, me plan dhe me durim, rezultatet do të vijnë patjetër.

“E dinim që nuk duhet të humbim kohë. E mbyllëm kapitullin e stagnimit, pasigurisë dhe manipulimit. Hapëm një kapitull të ri të rritjes ekonomike, të vlerësimit të punës, të mbështetjes së sektorit privat, të konkurrencës së ndershme. Kjo rritje është një sinjal shumë serioz se reformat po japin rezultate, duke pasur parasysh se po flasim për tremujorin e parë të vitit i cili gjithmonë është më i dobëti dhe më sfiduesi”, shtoi Mickoski.

Ai theksoi se nëse duam deri në vitin 2030 për të qenë më lartë në shkallën ekonomike evropiane, duhet ta ruajmë rritje mesatare që do të jetë më e madhe se 4 për qind. Ai nënvizoi se suksesi nuk varet vetëm nga parametrat e brendshëm, por edhe nga faktorët e jashtëm.

“Duke pasur parasysh se mesatarja në kuadër të BE-së është 1,4 për qind, atëherë mund të themi se ne jemi dy herë e gjysmë më lartë se mesatarja, ndërsa në zonën euro është 1,2 për qind. Belgjika është 1,1 për qind; Gjermania është 0 për qind; Franca është 0,6 për qind; Italia është 0,7 për qind; Letonia është -0,3 për qind; Hungaria është -0,4 për qind; Austria është -0,7 për qind; Rumania është 0,5 për qind; Sllovenia është -0,8 për qind; Finlanda është 0,8 për qind, vendi fqinj, Serbia, ka një rritje prej 2 për qind në tremujorin e parë”, shtoi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...