Mickoski: Prodhuesve të orizit u janë paguar rreth 50 milionë denarë

Data:

Shpërndaje:

“Unë nuk do të komentoj  sulmet e opozitës. Mendoj se ose nuk janë të informuar, ose e gabojnë  temën. Pagesa intervenuese për prodhuesit e orizit, në vlerë prej rreth 50 milionë denarë, tashmë është realizuar. Në të njëjtën kohë, janë siguruar rreth 135 milionë denarë për rindërtimin e sistemeve të ujitjes për këtë rajon.  Orizi është bërë një kulturë strategjike dhe do të jetë pjesë e rezervave të mallrave. Pra, atë që bëmë ne për disa muaj, ata as nuk menduan ta bënin për bujqit për shtatë vjet, dhe më pak për prodhuesit e orizit. A ju kujtohet ministri i Bujqësisë, kur ua premtoi, veçanërisht prodhuesve të orizit, për fat të keq jo vetëm që nuk e mbajti, por edhe i shkatërroi”, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në lidhje me vërejtjet e LSDM-së se prodhuesit e orizit nuk  ndihmohen.

Kryeministri Mickoski tha se Qeveria po lufton për bujqit dhe në atë drejtim do të vazhdojë të punojë.

“Sot kudo që të shkoni, qoftë në rajonin e Tikveshit, qoftë në Pelagoni te kultivuesit e duhanit, apo në rajonin e Strumicës te produktet e hershme të kopshtarisë dhe lakrës, do të shihni se kemi çmime historike dhe pagesa historike. Pse? Sepse kjo Qeveri po lufton për bujqit dhe nuk është ortak me blerësit. Dhe kështu do të vazhdojmë”, shpjegoi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...