Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

Data:

Shpërndaje:

Sot, nga selia e Qeverisë, ju drejtohem me krenari dhe me ndjenjën e një përgjegjësie historike.

Dje, në Tiranë, u arrit dakordësi për Marrëveshje të Përbashkët për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Ky akt nuk është vetëm simbolik e së ardhmes të cilën qytetarët tanë e meritojnëlDy shtetetona i lidhin vlerat e përbashkëta drejt të cilave aspirojmë dhe për të cilat luftojmë që t’i vendosim.

Liri.
Demokraci.
Sundimi i së drejtës.
Vendosmëria për t’u përballur me kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit.
Përkushtim i thellë për një Evropë të sigurt dhe të begatë.

Ky partneritet nënkupton shumë më tepër sesa një marrëveshje bilaterale.

Ky partneritet i cili është arkitektura për të ardhmen.

Dhe pikërisht për këtë arsye po e hapim derën për nivelin më të lartë të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar:

Në mbrojtje.
Në luftën kundër krimit të organizuar dhe financave të paligjshme.
Në arsim.
Shëndetësi. Kulturë.
Politika rinore.
Zhvillim ekonomik dhe investime.

Me këtë dokument, të dyja qeveritë dërgojnë mesazh të fuqishëm se interesat e qytetarëve janë më të rëndësishme, se politika është një instrument i fuqishëm kur krijon vlera, e jo ndasi.

Kjo marrëveshje është rezultat i muajve të punës serioze midis ekipeve tona, ndërsa dje, kjo përpjekje u shndërrua në një vizion të qartë.

Të dashur miq,

Partneriteti që po e formalizojmë:

Do të kontribuojë në modernizimin e forcave tona të armatosura dhe në integrimin më të thellë në standardet e NATO-s.

Do të na mundësojë të rrisim sigurinë e kufijve dhe të luftojmë tregtinë me njerëz dhe kontrabandën.

Do të mundësojë bashkëpunimin më të fuqishëm ekonomik deri më tani ndërmjet dy qeverive, përfshirë investime kapitale në infrastrukturë, shëndetësi dhe më tej në energjetikë.

Do të forcojë bashkëpunimin në fushën e arsimit, transformimit digjital dhe inovacionit.

Do t’i lidhë të rinjtë tanë, gjeneratat kreative përmes kulturës, shkencës dhe teknologjive të reja.

Mbretëria e Bashkuar ishte me ne që nga ditët më të hershme dhe më të vështira të pavarësisë sonë.

Ishte ndër shtetet e para që na njohu, na zgjati dorën dhe investoi në stabilitetin dhe zhvillimin tonë institucional.

Në ndërtimin e demokracisë sonë, e kemi pasur mbështetjen e tyre të plotë.

Edhe në këto ditë, ky partneritet i fuqishëm është vazhdimësi logjike e asaj aleance, e bazuar në besim, respekt dhe vizion të përbashkët.

Njëkohësisht, përse kjo marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar është e rëndësishme për qytetarët maqedonas. Ajo do të jetë baza dhe themeli për një cikël investimesh i cili do të ketë kornizë totale prej 5 miliardë paund, gjegjësisht 6 miliardë euro, ku një pjesë e këtyre mjeteve do të përdoren për investime në infrastrukturë, ndërtimin e një hekurudhe moderne për mallra dhe pasagjerë nga Tabanoci deri në Gjevgjeli, investime në shëndetësi dhe spitale të reja, përfundimin e projektit të spitalit klinik në Shtip bashkë me ndërtesën e Fakultetit të ri të Mjekësisë, konvikt studentor me kapacitet prej 200 shtretërve, ndërtimin e spitalit në Kërçovë bashkë me shtëpinë e shëndetit, rinovimin e spitalit klinik në Tetovë, etj.

Në ditët në vijim do të nënshkruhen edhe marrëveshje për këto investime.

Të dashur miq,

Ajo që është arritur përfaqëson shtyllën e dytë kyçe të pozicionimit tonë ndërkombëtar, pas partneritetit strategjik me SHBA-në.

Kjo marrëveshje është një konfirmim i madh se shteti ynë po ecën në rrugën e stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes evropiane.

Partneriteti strategjik nuk është shpërblim – është mirënjohje për koherencën tonë të deritanishme.

Për besnikërinë ndaj aleancave.

Për përkushtimin tonë të hapur dhe të sinqertë ndaj vlerave evropiane dhe euroatlantike.

Të dashur miq,

Me këtë deklaratë po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona.

Në paqe.
Në stabilitet.
Në të ardhmen.
Në dinjitetin e shtetit.

Me Mbretërinë e Bashkuar ne nuk jemi vetëm aleatë.

Ne bëhemi partnerë strategjikë dhe ky dokument është udhërrëfyesi i cili do të na udhëheqë në vitet që vijojnë.

Me besim, bashkëpunim dhe vendosmëri.

Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve edhe një herë falënderoj për mbështetjen, për miqësinë dhe për vizionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...