Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë për marrjen e masave shtesë pas vendimit të Qeverisë për uljen e TVSh-së për derivatet e naftës nga 18 në 10%.
“Qytetarët dhe biznesi të jenë të qetë. Kemi sfida, por gjendja elektro-energjetike është jashtëzakonisht stabile dhe furnizimi me naftë dhe derivate të naftës është jashtëzakonisht stabil. Në këtë moment i përmbushim nevojat vendore. Bëmë analiza, duke i pasur parasysh çmimet në bursa dhe erdhëm në përfundimin se nëse intervenojmë në akciza, atëherë ulja për benzinën do të ishte një denar për litër, ndërsa për dizelin dy denarë. Prandaj vendosëm për intervenim më të fuqishëm me të cilin ulen çmimet për rreth 6.5 deri në 7 denarë për litër. Dëshiruam intervenim më të fuqishëm në mënyrë që menjëherë ta ndjejnë qytetarët, të mos ketë rritje dramatike e cila do ta godiste standardin.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë Komisioni Rregullator i Energjetikës ndryshoi rregulloren për caktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës. Rregullorja e publikuar parashikon ndërhyrje të menjëhershme në ndryshimin e çmimit të karburanteve në pjesën e TVSh-së.
“Për çmimet nuk do të vendoset vetëm të hënën, pa marrë parasysh lëvizjes së çmimeve në tregun botëror ose uljen apo rritjen eventuale të dollarit. KRrE do të mblidhet në mbledhje të jashtëzakonshme në cilëndo ditë të javës, nëse çmimi i derivateve në tregun botëror stabilizohet dhe nuk ka nevojë për masa intervenuese nga Qeveria me uljen e lartësisë së TVSh-së, e cila bën pjesë në formimin e çmimit përfundimtar të karburanteve në tregun vendas.”, thonë nga KRrE.
Rregullorja paraprake e KRRE-së me vendime javore bëri që karburantet të shiten me çmime të njëjta shtatë ditore, përderisa në tregun botëror çmimet shënonin rënie.


