Mickoski: Do të krijohet aplikacion për të krahasuar çmimet e artikujve nëpër markete, ISHT-ja do të monitorojë situatën

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi zhvillimin e softuerit dhe aplikacionit të veçantë falas, me të cilin qytetarët do të mund të krahasojnë menjëherë çmimet në markete. Siç tha sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, pas vendosjes së masës që detyron shitësit të shpallin publikisht çmimet e produkteve, ka rezultuar se disa prej tyre i “pështynin në fytyrë” Qeverisë. Një nga rrjetet e marketeve publikoi më shumë se 17.000 artikuj në një listë prej 100 faqesh me çka, tha Mickoski, “e vullgarizuan” masën.

Sipas kryeministrit, shporta konsumatore minimale është në rënie. Ai pret që kjo tendencë të vazhdojë ose të paktën të stabilizohet, të mos ketë tërbim apo sjellje devijuese, ndërsa nëse përsëri ka, theksoi, do të ndërmerren masat e duhura. ISHT-ja do të monitorojë situatën.

“Fatkeqësisht, shteti duket si deponi e produkteve. Ke ndjesi se disa nga marketet dhe tregtarët me pakicë kanë humbur sensin se ku tregtojnë, ndaj kanë marzhe jashtë normales, ndërsa jo rrallë herë ka indikacione për një kartel të disa subjekteve juridike që diktojnë çmime dhe marzhe. Ne analizojmë, tregojmë vullnet të mirë, duam të bëjmë diçka për qytetarët, prandaj kemi ndërmarrë dy masa – kufizimin e marzheve dhe publikimin e çmimeve. U trondita nga ajo që pashë, por ne jemi fajtorë si qeveri. Do të bëjmë softuer dhe ndryshime ligjore për të kërkuar përdorimin e softuerit. Duam të krijojmë dhe një aplikacion për telefonat e mençur për qytetarët, për të gjetur tregjet dhe për të krahasuar çmimet. Do të duhet kohë, por do të bëjmë gjithçka dhe do të shohim nëse na pështyjnë kështu në fytyrë. Ekziston një zinxhir që ka publikuar mbi 17.000 artikuj dhe ka postuar një listë prej 100 faqesh. Me atë vullgarizoi masën, por nëse kështu duan, kështu do të luajmë. Disa individë mendojnë se janë mbi këtë dhe na pështyjnë në fytyrë. Postimi publik i çmimeve është prioriteti im, do të krijojmë softuer dhe një aplikacion falas për krahasimin e artikujve”, theksoi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...