MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

Data:

Shpërndaje:

Mbi 1 miliard denarë është vlera e transhesë së re e cila është paguar përmes Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore, mjete që Qeveria i siguroi me kushte të favorshme nga huaja hungareze.

Nga Buxheti qendror në Bankën Zhvillimore janë paguar 1.2 miliardë denarë, respektivisht 19.4 milionë euro, mjete me të cilët do të realizohen projektet investuese nga kompanitë vendore, të cilat më parë janë miratuar nga bankat afariste.
Duke përfshirë këtë transhe, përkrahja e përgjithshme e cila është transferuar nga Buxheti Qendror në ekonominë vendore, përmes kësaj mase qeveritare, është 190.5 milionë euro.
Në Buxhetin e vitit 2025 janë projektuar gjithsej 250 milionë euro të cilat janë destinuar për përkrahjen e projekteve investuese nga kompanitë vendore, të cilat duhet të iniciojnë një cikël investimesh në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurosh. Mjetet për këtë qëllim i siguroi Qeveria me kushte të favorshme përmes Bankës Hungareze Eksport-Import.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...