MEPSO me paralajmërim për fermerët gjatë sezonit të ujitjes

Data:

Shpërndaje:

ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit.

Nga MEPSO kanë bërë thirrje që fermerët të jenë të kujdesshëm dhe të mos drejtojnë autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues.

“Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën litarët përçues në traset e largpërçuesve. Mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrike. Mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve të rrjetit të transmetimit. Kontakti i fiskajave të ujit me litarët përçues mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve. Mos digjni kashtë pranë largpërçuesve sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Gjithashtu, i bënë apel peshkatarëve që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa qytetarëve të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...