Mendi Qyra: Analizoj kandidaturën time, ekipet punojnë në terren!

Data:

Shpërndaje:

Në një deklaratë ekskluzive për Ora24.tv dhe Almakos.com, afaristi Mendi Qyra komentoi mbi aludimet e kandidaturës së tij për qytetin e Strugës në zgjedhjet lokale të tetor.

Është e vërtetë, lakohet emri im në media, normalisht ka filluar më herët ka pasë të interesuar të gjthë shtresave të shoqerisë në Strugë, qofshin ato të afristëve, të kulturës edhe të sportit, të cilët për çdo ditë gati bëjnë një shtypje, presion pozitiv për të marrë përsipër udhëheqjen e Strugës, menaxhimin e Strugës, dhe normalisht që unë nuk mund të them se nuk jam i interesuar, megjithëse nuk kam qenë i interesuar, për momentin shoh që kërkesat e shumëanshme që vijnë nga shumë shtresa të shoqërisë sonë të qytetarëve të Strugës, më bëjnë të mendoj dhe punoj në lidhje me kandidaturën time të ardhshme të cilën jam duke e analizuar, normalisht duke punuar në disa projekte që kur të dal zyrtarisht si kandidat të kem një paraqitje serioze për të kandiduar në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Lidhur me përkrahjen nga partitë politike, Qyra tha se pavarësisht se kandidatura tij ende nuk është zyrtarizuar, ai do të del si afarist në këto zgjedhje, pa pretendime politike, edhe pse përkrahja indirekte nga politikanët nuk mungon.

Në mënyrë indirekte kam përkrahje edhe prej partive politike por unë dal si afarist dhe kërkesa ime dhe thirrja ime për të gjithë qytetarët e Strugës është që për herë të parë në histori të 30 vjet të qytetit të Strugës të kandidojë një kandidat i cili nuk ka pretendime politike por vetëm pretendime menaxheriale me të cilat do të menaxhojë qytetin që ti jap një pasqyrë të re Strugës dhe shpresoj që ta paraqes kandidaturën time dhe këto janë parashikimet e mia para se të zyrtarizoj kandidaturën dhe shpresoj që gjithë qytetarët, qofshin ata parti politke qofshin shoqëri civile, afarist, sportist, sportdashës, ata që merren me kulturë dhe gjithë të tjerët të më mbështesin për të dhënë atë që duhet ta jap për Strugën, një Strugë ndryshe. Ende nuk është zyrtarizuar kandidatura ime, jam duke analizuar me gjithë kapacitetin tim që një ditë të zyrtarizoj. 

Ndër të tjera, Qyra komentoi mbi përgaditjet e tija për këtë kandidaturë, përmes realizimit të disa projekteve të rëndësishme për qytetarët e Strugës

Kam projekte shumë të rëndësishme për qytetin e Strugës, të cilat do të jenë shumëvjeçare dhe nuk kanë ndodhur për vitet e kaluara por do të ngelen si projekte shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetit të Strugës./ora24.tv

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...