Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj me porosi të reduktuara dhe mungesa të fuqisë punëtore

Data:

Shpërndaje:

Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj në vend kishin një numër të reduktuar porosish dhe mungesë të fuqisë punëtore në vitin 2024 krahasuar me planet fillestare. Këtë e ka treguar anketa e investitorëve më të mëdhenj të huaj, rezultatet e së cilës i ka publikuar Këshilli i Investitorëve të Huaj, i cili funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Pengesat më të mëdha për bizneset e tyre në vitin 2024 ishin mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritja e kostove operative.

Gjithashtu, sipas prezantimit të rezultateve nga kryetari i Këshillit, Viktor Mizo, pengesat janë burokracia dhe moskonzistenca, pasiguria ligjore dhe ndryshimet e shpeshta në rregulloret e biznesit, si dhe korrupsioni dhe problemet me gjyqësorin.

Nëse shikojmë përgjigjet në pyetjen se cilat janë arsyet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore, investitorët e huaj thonë se këto janë kryesisht mospërputhja, gjegjësisht largimi i punëtorëve nga puna menjëherë pas punësimit, pastaj interesimi i pamjaftueshëm për të punuar në industrinë e tyre, si dhe përvoja dhe njohuritë e pamjaftueshme praktike.

Sipas rezultateve të anketës, pothuajse të gjithë investitorët e mëdhenj të huaj (93 për qind) janë përgjigjur se kanë probleme me gjetjen e punëtorëve për pozitat e inxhinierëve, personelit teknik dhe operatorëve. Por nga ana tjetër, 91 për qind thanë se ishin plotësisht ose pjesërisht të kënaqur me efikasitetin e punonjësve në krahasim me lokacionet e tjera.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se në vitin 2024, pothuajse të gjithë investitorët e mëdhenj të huaj (93 përqind) rritën pagat e punonjësve. Si arsye për rritjen e pagave, 60 për qind e tyre kanë përmendur konkurrencën në tregun e punës, 58 për qind kanë përmendur inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës dhe 40 për qind kanë përmendur rritjen e pagës minimale.

Si rekomandime kryesore për përmirësimin e situatës së fuqisë punëtore, investitorët e huaj të mëdhenj propozojnë përmirësimin e programeve arsimore në të gjitha nivelet, uljen e punësimit në administratën publike (zbatimi i merit-sistemit), trajnimet, praktikat e detyrueshme etj. Përveç kësaj, ata propozojnë të lehtësojnë marrjen e lejeve të punës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...