MASH dhe DAP do të avancojnë edukimin financiar në shkollat fillore dhe të mesme

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike nënshkruan
memorandum për zbatimin e projekti, i cili ka për qëllim avancimin e edukimit financiar dhe
të njohurive tatimore te të rinjtë. Do të përfshihen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme,
sepse, siç theksuan nënshkruesit e dokumentit – ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.
Vesna Janevska dhe drejtorja e DAP-it, Elena Petrova – është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijojmë gjenerata që e kuptojnë rëndësinë e taksave, funksionimin e sistemit tatimor, rolin e DAP-it dhe institucioneve të tjera financiare.
Edukimi do të realizohet në mënyrë interesante dhe interaktive – përmes lojërave,
simulimeve dhe punëtorive kreative, ndërsa njohuritë e fituara do të verifikohen përmes
kuizit tatimor, përkatësisht garës mes nxënësve. Aktivitetet në shkolla fillojnë në dhjetor dhe do të realizohen deri në fund të vitit shkollor.
Janevska dhe Petrova presin efikasitet të lartë, ndërsa rezultatet e projektit mund të shërbejnë si bazë për avancimin e programeve mësimore në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...