Maqedonia e Veriut u bë anëtare e SEPA-s, Banka Popullore e vlerësoi si hap historik

Data:

Shpërndaje:

Këshilli Evropian i Pagesave vendosi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke e bërë anëtaren e 39-të në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Këshilli Evropian i Pagesave pranoi sot vendin tonë si anëtaren e 39-të të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Nën drejtimin e Bankës Popullore, vendi ynë ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar kornizën ligjor në fushën e pagesave dhe sistemeve të pagesave me kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian (BE), duke iu bashkuar kështu edhe zyrtarisht zonës së pagesave SEPA, duke përmbushur një nga synimet më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, njoftoi Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Banka Popullore vlerësoi se me këtë anëtarësim do të kryhen pagesa më të shpejta, sigurta dhe më të lira ndërkufitare në euro. Me anëtarësimin në këtë organizatë, pritet të ketë rritje të standardeve të larta nga institucionet financiare, nxitje të konkurrencës, inovacionit dhe ruajtjen e stabilitetit.

Në SEPA sot (6 mars) së bashku me Maqedoninë e Veriut u anëtarësua edhe Moldavia.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në fillim të muajit janar filloi procedurat për zbatimin e ndryshimeve ligjore me qëllim harmonizimin e rregullativave për anëtarësim në SEPA, nisur e paraqitur në vitin 2008-të, ndërsa e zbatuar nga viti 2014-të. Në këtë organizatë janë mijëra banka dhe mbi 500 milionë llogari.

Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave, kishte vlerësuar se me anëtarësimin në SEPA, krahas përfitimeve tjera, do të nxiten pagesat elektronike dhe do të kontribuohet për digjitalizim më të madh. Drejtori i Drejtorisë për Sistemin Pagesor, Igor Veliçkovski, më 18 qershor të vitit 2024, vlerësoi që me integrimin e Maqedonisë së Veriut në sistemin SEPA, do të mundësohen pagesa më të shpejta dhe të lira për qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...