Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e SEPA-s: pagesa më të lehta dhe më të shpejta në EURO

Data:

Shpërndaje:

Ministria për Çështje Evropiane përshëndet vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) për zgjerimin e shtrirjes gjeografike të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me çka Maqedonia e Veriut dje u bë pjesë e kësaj zone të rëndësishme financiare evropiane.

Anëtarësimi në SEPA nënkupton transaksione më të lehta, më të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe kompanitë. Dërgesat nga BE-ja do të arrijnë më shpejt dhe me shpenzime më të ulëta ndërkaq bizneset do të kenë pagesa të thjeshta në Evropë. Gjithashtu, anëtarësimi do të përforcojë besimin ndërkombëtar në sektorin financiar të Maqedonisë së Veriut dhe do të thellojë marrëdhëniet tregtare me Zonën Ekonomike Evropiane.

Sipas kalendarit EPC-së, institucionet tona financiare do të fillojnë ti qasen SEPA-s në prill 2025 ndërkaq gatishmëria operative e ofruesve të shërbimeve të pagesave është planifikuar për në 5 tetor 2025.

Me këtë arritje të rëndësishme, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e tregut të vetëm evropian të pagesave, që paraqet hap tjetër konkret të Qeverisë drejt integrimit ekonomik evropian dhe përmirësimit të shërbimeve financiare për qytetarët dhe kompanitë. Aderimi në SEPA është përfitim konkret i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kontekstin e integrimit të përshpejtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...