Maqedonia e Veriut avancoi në listën e pasaportave më të fuqishme, tani është në vendin e 41-të

Data:

Shpërndaje:

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas rangut të publikuar nga faqja “Henley & Partners”, përcjell TV21. Ky është një avancim për pasaportën e vendit tonë, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte renditur në vendin e 45-të në këtë listë.

Me pasaportën maqedonase mund të udhëtohet pa vizë në 129 destinacione në mbarë botën. Pozita më e lartë e pasaportës Maqedonisë së Veriut në këtë listë ka qenë në vitin 2014, kur renditej e 36-ta.

Në Ballkan, pasaportën më të fuqishme e ka Kroacia, e cila renditet ndër vendet më të larta globalisht, me qasje pa vizë në 184 destinacione. Serbia ndodhet në vendin e 35-të me 137 destinacione të aksesueshme pa vizë, ndërsa Mali i Zi renditet i 42-ti me 128 destinacione. Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina ndajnë vendin e 45-të dhe 46-të, me qasje në 123 dhe 122 destinacione përkatësisht, ndërsa Kosova ka renditjen më të ulët në rajon, në vendin e 63-të, me 81 destinacione pa vizë.

Ndër vendet më të fuqishme globalisht, kryeson Singapori me akses pa vizë në 193 destinacione, i ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japoni, me 190 dhe 189 destinacione respektivisht. Pasaportat e vendeve evropiane si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Zvicra renditen gjithashtu në krye të listës, duke u lejuar qytetarëve të tyre lëvizje të gjerë pa vizë në mbarë botën.

Renditja e Henley Passport Index bazohet në numrin e vendeve që qytetarët e një shteti mund të vizitojnë pa vizë, me vizë në ardhje ose me autorizim elektronik (eTA). Ajo ofron një pasqyrë të fuqisë ndërkombëtare të pasaportave dhe lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Banka Popullore, Sllaveski: Inflacioni është stabilizuar

Intervenimi në rritjen e pagave nga sa është paraparë me ligj, do të ndikonte në politikën monetare, tha...

Durmishi: Shporta qeveritare e konsumit është e gatshme por nuk do të nisë në janar

Shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë. Nuk...

Paga neto 45.943 denarë, rreth 9% më e lartë se vitin e kaluar

Paga mesatare neto në Maqedoni është 45.943 denarë, 9% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të...

Ekonomia amerikane shënon rritje të fortë në tremujorin e tretë

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rritje më të madhe se sa pritej gjatë tremujorit të...