Lufta e tarifave, paralajmërimi i institutit të Vjenës: Prekeni nga tarifat ekonomike që do vendosë SHBA

Data:

Shpërndaje:

Nëse presidenti Trump do të prezantojë tarifa ekonomike për Europën dhe do të ndërpresë ndihmën për Ukrainën, atëherë Shqipëria dhe një sërë ekonomish të tjera nga rajoni do të kenë pasoja në ekonomitë e tyre.

Ky është paralajmërimi që jep Instituti Ekonomik i Vjenës si një nga skenarët e mundshëm për të për tre vitet e ardhshme.

Në raportin e saj vjetor Instituti i Vienës bën me dije se Shqipëria me skenarin aktual ku Europa nuk do të jetë në një luftë tregtare me SHBA-në do të vijojë të njohë rritje graduale prej 3.9% mesatarisht, duke u rritur në 4% gjatë 2027-ës. (TAB 1)Turizmi është faktori kryesor që do të ndikojë në mbajtjen e treguesit pozitiv për vendin. Treguesi është më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3.5% duke treguar një momentum të mirë për ekonominë shqiptare, që renditet e dyta në rajon pas Kosovës. Gjithashtu inflacioni do të vijojë të bjerë duke u ankoruar pranë nivelit 2% në 2027-ën, së bashku me papunësinë.

Por, në shpjegimet e Institutit të Vjenës tarifat e imponuara nga SHBA, tregu më i madh i eksporteve për Europën në dekadën e fundit do të sjellë një valë krize në të gjitha vendet anëtare të rajonit. Ndërkohë humbja e luftës në Ukrainë për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga SHBA do të sillte një valë refugjatësh, e cila do të shkaktonte një krizë humanitare si dhe rritje të menjëhershme të çmimeve të shportës për konsumatorët evropianë, gjë e cila do të dobësonte kërkesën.

Shqipëria mbi 60% të tregtisë së jashtme e zhvillon me kontinentin evropian, prandaj ecuria ekonomike e shteteve anëtare është kritike për kërkesën dhe investimet e huaja në Shqipëri, Gjithashtu mbi 90% e turistëve vijën nga Europa dhe paqartësia ekonomike mund të ndikojë dhe në anulimin e vizitave, gjë që do të trondiste sektorin e shërbimeve në Shqipëri.

 

 

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...