Ligji për mbrojtje të konsumatorëve: Çmimet e produkteve, edhe “online”

Data:

Shpërndaje:

Shumica parlamentare hodhi poshtë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për rrymën elektrike si dhe heqjen e TVSH-së për produkte ushqimore. Nga ana tjetër, shumica miratoi propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, me çka, marketet qofshin të vogla apo të mëdha, do të duhet që çdo produkt ta publikojnë në ueb faqen e tyre zyrtare, duke ua vendosur edhe çmimet, të azhurnuara çdo ditë. Ministria e Ekonomisë, me një akt nënligjor do të duhet ta përshkruajë mënyrën e publikimit të çmimeve në produkteve. Qëllimi sipas shumicës parlamentare është transparenca, konkurrenca e drejtë dhe mbrojtja e konsumatorëve. Megjithatë, sipas LSDM-së, këto ndryshime ligjore nuk do të sjellin asnjë dobi për qytetarët.

“Mendoj se propozimi i tyre në fakt nuk do të sjellë asnjë të mirë për qytetarin në fund të ditës. Është një tendencë ku nuk dini se çfarë të bëni, i bëni makijazh të mirë produktit dhe thoni se kjo është ajo që do të sjellë të mirë”, tha Fatmir Bytyqi – LSDM.

Duke kritikuar masën qeveritare, oda e tregtarëve kërkon përsëri takim me kryeministrin. Mickoski nuk refuzon t’i takojë, por kërkon që të vijnë me një propozim konkret dhe të pranueshëm.

“Ta shohim cili është propozimi por do të doja ai propozim të jetë i koncentruar sepse takimin e fundit, më falni por më duhet të them se ishte disi konfuze. Nga përfaqësues të ndryshëm të personave juridik pamë propozime të ndryshme. Le të mblidhet ajo odë, le të sjellin një propozim dhe le ta shohim atë propozim. Ta dimë se në çfarë platforme do të mundemi më tej të bisedojmë. Nëse është më e mirë dhe në drejtim të përmirësimit të standardit të qytetarëve, absolutisht se do të mbajmë dhe seancë qeveritare dhe do ta pranojmë”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Pasi Qeveria vendosi marzhë mbi produktet ushqimore dhe jo ushqimore nga 5 deri në 15%, nga oda e tregtarëve u ankuan se me këto masa rrezikohet mbijetesa dhe ekzistenca e tyre. Sipas vendimit qeveritar, për 8 grupe të produkteve u vendos marzhë prej 5%, për 55 grupe të produkteve marzhë prej 10% ndërsa për 39 grupe të produkteve marzhë prej 15%. Kjo marzhë do të jetë në fuqi deri më 30 prill. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...