Kush po i merr 250 milionë eurot nga kredia hungareze dhe pse fshihen emrat e kompanive?

Data:

Shpërndaje:

Bizneset në Maqedoninë e Veriut do të përfitojnë mbështetje të re financiare në formë kredie prej 14.2 milionë euro, ndërsa Ministria e Financave ka realizuar pagesën e dy transeve të reja drejt Bankës për Zhvillim të RMV-së, në vlerë prej 873 milionë denarësh. Me këtë pagesë, shuma totale e mjeteve të plasuar nga kredia hungareze ka arritur në 217.5 milionë euro, nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara, përcjell INA.

Sipas Ministrisë së Financave, mjetet janë siguruar përmes një linje kreditore nga Banka Eksport-Import e Hungarisë, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendore, investimeve private dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Kreditë ofrohen përmes bankave komerciale, me normë interesi 1.95%, afat shlyerjeje deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në 3 vjet.

Sekret shtetëror për përfituesit privatë

Megjithatë, edhe pse bëhet fjalë për kredi që do të shlyhen nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut në 15 vitet e ardhshme, institucionet refuzojnë të zbulojnë se cilat kompani private kanë përfituar nga këto mjete dhe në çfarë shume.

As Qeveria dhe as Banka për Zhvillim nuk publikojnë të dhëna për kompanitë përfituese, duke u thirrur në ligjin për sekret bankar. Nga Banka për Zhvillim thonë se informacionet për klientët individualë përbëjnë sekret bankar sipas nenit 111 dhe 112 të Ligjit për Bankat dhe nuk mund të bëhen publike.

Dyshime për mungesë transparence dhe rrezik korrupsioni

Ndërkohë, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (DKSK) ka konfirmuar se po ndjek procesin, për të vlerësuar nëse ekziston rrezik për keqpërdorim apo konflikt interesi, në një situatë ku kreditë tashmë janë miratuar, por pa transparencë publike.

Nga Qeveria thonë se interesi i kompanive është shumë i madh, por përgjegjësia për përzgjedhjen e përfituesve bie ekskluzivisht mbi Bankën për Zhvillim dhe bankat komerciale.

Cilat kompani dihen deri tani?

Deri më tani, vetëm kompania “Granit” ka dalë publikisht dhe ka konfirmuar se ka përfituar 3 milionë euro nga kredia hungareze. Për kompanitë shqiptare, nuk ka të dhëna zyrtare të publikuara nga institucionet shtetërore.

Burime jozyrtare nga sektori bankar pohojnë se edhe kompani me pronësi shqiptare kanë aplikuar dhe kanë përfituar kredi, por mungesa e transparencës institucionale e bën të pamundur verifikimin publik të këtyre informacioneve.

250 milionë euro kredi – 300 milionë euro investime?

Sipas Ministrisë së Financave, ky mekanizëm financiar pritet të gjenerojë një cikël investimesh prej rreth 300 milionë euro, por pa publikimin e përfituesve, opinioni publik mbetet pa përgjigje për pyetjen thelbësore: Kush po i merr paratë dhe mbi çfarë kriteresh? (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...