KULTIVUESIT E DREDHZAVE PËRBALLEN ME MUNGESËN E FUQISË PUNËTORE

Data:

Shpërndaje:

“Ne ditën e fillojmë në ora 3:30 e mëngjesit, mbledhim dredhëzat, i shesim dhe ditën e përfundojmë në ora 10:00 e mbrëmjes. Nga ora 3 deri në 10 je aktiv? Po.

Edhe pse shumë të rinj kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit, Senad Islami, një bujk i ri, nga fshati Çiflik i Shkupit, ka zgjedhur që në vendin e tij të lindjes të merret me kultivimin e dredhëzave. Ai në vit kultivon rreth 25 tonë dredhëza për tregun vendor.

“E ke të garantuar shitjen? Shitja është e garantuar por çmimi nuk është asnjëherë i garantuar, kemi klient të rregullt dhe nuk na ngelin pa shitur por mund të na ngelin pa i mbledhur”, tha Senad Islami – Bujk.

Mungesa e fuqisë punëtore në kulmin e sezonit të vjeljes është sfida më e rëndë për kultivuesit e dredhëzave, gjë që sipas Senad Islamit, po rrezikon të shkojë dëm një pjesë e konsiderueshme e frutave, ndërsa sa i përket çmimit, këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar.

“Çmimi në treg këtë vit është më i lartë se vitet e kaluara. Në vitin e kaluar çmimi ishte rreth dy euro apo dy e gjysmë më së shumti, por këtë vit është edhe kualiteti më i mirë. Ku shiten, në vendin tonë apo edhe jashtë shtetit? Shumica e dredhëzave shitet në vendin tonë, Shkupi, Tetova, Gostivari, janë klient të rregullt të dredhëzave”, shtoi Senad Islami – Bujk.

Dredhëzat e para vendore, këtë vit në treg shiten 200 denarë për kilogram. Në rritjen e çmimit të dredhëzave ndikuan edhe ndryshimet klimatike dhe temperaturat e ulëta të prillit që shkatërruan një pjesë të konsiderueshme të frutave të para.

Nga Ministria e Bujqësisë u kërkua nga të gjithë bujqit që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore këtë vit që të lajmërojnë dëmet në komunën përkatëse. Pas vlerësimit të dëmeve nga autoritetet komunale dhe institucionet përkatëse, nga kjo ministri u tha se do të ndërmerren hapat për kompensimin e humbjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...