Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon

Data:

Shpërndaje:

Amazon ka vendosur që të gjitha kërkesat zanore për Alexa të dërgohen dhe përpunohen në cloud të Amazon. Nuk do të ketë më përpunim lokal.

Amazon ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si funksionojnë pajisjet e saj nga linja Echo, gjë që mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit.

Duke filluar nga 28 marsi, të gjitha kërkesat zanore për Alexa do të dërgohen dhe përpunohen automatikisht në cloud të Amazon, pa asnjë aftësi përpunimi lokal në pajisje, transmeton Telegrafi.

Ky ndryshim do të thotë që përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të çaktivizojnë ruajtjen e regjistrimeve të tyre zanore, gjë që më parë ishte e mundur përmes cilësimeve të privatësisë.

Me fjalë të tjera, të gjithë pronarët e Echo do të duhet të pranojnë që të dhënat e zërit të tyre të përpunohen në serverët e Amazon ose të humbin funksionalitetin kryesor Alexa.

Për më tepër, është veçanërisht problematike që përdoruesit që më parë çaktivizuan opsionin për të ruajtur regjistrimet zanore, tani humbin qasjen në funksionin Voice ID, i cili lejon Alexa të njohë se kush po i flet dhe të ofrojë përgjigje të personalizuara, të tilla si përkujtues, rekomandime muzikore dhe njoftime kalendarike.

Sigurisht, ekziston edhe çështja e privatësisë së të dhënave zanore, por Amazon thotë se nuk ka nevojë të shqetësohet për këtë.

“Kërkesat zanore të Alexa janë gjithmonë të koduara gjatë transmetimit në cloud të sigurt të Amazon, e cila është projektuar me shtresa të shumta mbrojtjesh sigurie për të siguruar privatësinë e përdoruesit. Përdoruesit mund të zgjedhin ende nga një grup cilësimesh të privatësisë brenda panelit të kontrollit të privatësisë së Alexa ose duke klikuar seksionin “Alexa Privacy” brenda aplikacionit”, thuhet nga Amazon. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska-Koçoska: Partneriteti me SHBA-në nuk është bashkëpunim administrativ, por investim afatgjatë

Ky partneritet nuk është vetëm mbështetje, por një proces afatgjatë në forcimin e institucioneve, rritjen e ekspertizës dhe...

Bislimoski: Çmimi i energjisë elektrike në treg nuk do të jetë konkurrues nëse rritet për shkak të taksës së karbonit të BE-së

Nëse Evropa nuk e braktis planin për të futur një taksë karboni në vendet anëtare të Komunitetit të...

Rreth 80.000 kompani aktive, biznesi gjithnjë e më shumë punon në mënyrë elektronike në vend

Rreth 80.000 kompani janë aktive në vend, ndërsa për 40 për qind është rritur numri i atyre që...

Gara në drag me V12: Ferrari 12Cilindri, Lamborghini Revuelto e Aston Martin Vanquish matin forcat

Në botën e automobilave, disa makina bëjnë më shumë sesa lëvizin në asfalt. Ato krijojnë emocione, dëshirë dhe...