Kosto të larta! Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

Data:

Shpërndaje:

Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojnë ndjeshëm prodhimin në Shqipëri, evidenton një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për ecurinë e fabrikave të prodhimit të këpucëve dhe tekstilit në vendin tonë.

Aktualisht, tendenca e përgjithshme midis markave dhe shitësve me pakicë është të tërhiqen nga Shqipëria. Për shembull, Esprit, New Look, PVH (markat Calvin Klein, Tommy Hilfiger), Bonprix (pjesë e Grupit gjerman Otto), VF Corporation (The North Face, Timberland, Altra, etj.) dhe Ralph Lauren nuk furnizohen më nga vendi ynë.

Në vitin 2019, Benetton kishte pesë furnizues nga Shqipëria dhe aktualisht nuk ka asnjë. E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë amerikane Stitch Fix, e cila kishte dy partnerë biznesi në vitin 2023 dhe që atëherë ka ndaluar porositë në Shqipëri. Inditex dhe Zalando gjithashtu kanë zvogëluar prodhimin.

Shkëputja nga markat nuk lidhet vetëm me zinxhirin e furnizimit, por edhe me objektet e prodhimit. Markat e huaja, kryesisht italiane, po zhvendosen në vende me kosto më të ulët, si Tunizia dhe Egjipti.

Në janar 2024, marka italiane Cotonella njoftoi se po zhvendoste një pjesë të prodhimit të saj në rajonin Kashkadarya të Uzbekistanit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, të cilat i atribuohen zhvlerësimit të euros dhe rritjes së pagës minimale. Cotonella erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2008 fabrika e saj në Shkodër hapi një laborator modern për prerjen e pëlhurave, duke u bërë një qendër ndërkombëtare logjistike për markën.

Disa kohë më parë, Kral Shoes zhvendosi 30% të biznesit të saj në Tunizi dhe ka deklaruar se i gjithë prodhimi do të transferohet atje së shpejti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...