Kosovë: Të enjten protestojnë bizneset, do bllokojnë hyrjet e Prishtinës

Data:

Shpërndaje:

Të enjten, më 29 maj, nga ora 10:00 deri në 12:00, hyrjet kryesore të Prishtinës do të bllokohen për dy orë nga automjetet e bizneseve, si shenjë proteste ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor, raporton albinfo.ch.

Kjo protestë është iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka kërkuar shtyrjen e hyrjes në treg të lirë dhe nisjen e një dialogu të hapur me institucionet për të gjetur një zgjidhje që do të ndikonte sa më pak në sektorin privat.

Lokacionet e bllokimit:

Hyrja nga Veterniku / Gjilani – Bllokimi do të ndodhë nga Albi Mall e poshtë Veternikut, duke ndaluar qasjen nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.

Hyrja nga Fushë-Kosova / Mitrovica – Bllokimi do të bëhet në rrethin e madh te Lakrishtja (afër Dukagjini Tower), duke ndalur lëvizjen nga këto dy drejtime.

Hyrja nga Podujeva / Lagjja e Vranjevcit – Bllokimi do të bëhet te ish-Humanisti, në udhëkryqin afër bankës Raiffeisen, duke ndalur qarkullimin nga Podujeva si dhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj dhe Orlloviq.

Sipas Odës Ekonomike, kompanitë pjesëmarrëse në protestë janë ndër ato që preken drejtpërdrejt nga vendimi për daljen në treg të lirë të konsumatorëve të mëdhenj – me qarkullim mbi 10 milionë euro ose me mbi 50 punëtorë. Në mungesë të një sqarimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për ndikimin konkret në tarifa, Oda ka ngritur shqetësimin se ofertat në tregun e hapur janë deri në 200% më të larta.

Oda ka paralajmëruar se në rast se nuk ka reagim institucional dhe nuk plotësohen kërkesat, protestat do të ashpërsohen me bllokime deri në 4 orë dhe mund të përshkallëzohen në protesta ditore, të vazhdueshme.

“Në mungesë të reagimit institucional: protesta do të vazhdojë çdo ditë, gjatë gjithë ditës, deri në reflektim dhe veprim konkret nga institucionet përgjegjëse,” thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton albinfo.ch.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...