​Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH

Data:

Shpërndaje:

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar sot marrëveshjen e grantit në vlerë prej 5 milionë euro, së bashku me drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko, dhe përfaqësuesin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti.

Sipas MF-së, ky grant është pjesë e projektit për zhvillimin e infrastrukturës së ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës, dhe parasheh ndërtimin e një impianti modern për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përfshirë edhe zonat përreth.

“Projekti do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për rreth 123,000 banorë të kësaj zone, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen mjedisore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e burimeve ujore lokale nga shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara.

Deri më tani, vlera totale e financimit për këtë projekt arrin në rreth 38 milionë euro, ku granti prej 5 milionë euro është siguruar si rezultat i aplikimit të suksesshëm të Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi e përkushtimit për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe garantim të shërbimeve cilësore për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...