Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal është kyç për ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare ndaj fatkeqësive

Data:

Shpërndaje:

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi një panel diskutimi mbi “Bashkëpunimin rajonal në shpërndarjen financiare të rrezikut nga fatkeqësitë” në kuadër të Forumit Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm (RFSD) 2025 për rajonin e UNECE-së, në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Aktiviteti, i organizuar me mbështetjen e pjesëmarrësve të RCC-së, Greqisë, Rumanisë dhe Turqisë, mblodhi së bashku politikëbërës, përfaqësues të sektorit financiar dhe ekspertë të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë për të trajtuar nevojën urgjente për mekanizma më të fortë të sigurimit dhe shpërndarjes financiare të rrezikut nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore (EJL), në kuadër të Strategjisë SEE2030.

“Në një rajon gjithnjë e më të prekshëm nga efektet shkatërruese të fatkeqësive natyrore, shpërndarja financiare e rrezikut nuk është më një luks – është një domosdoshmëri. Bashkëpunimi rajonal është kyç për ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare ndaj fatkeqësive. Bashkimi i burimeve dhe ndarja e rrezikut përtej kufijve mund të zvogëlojë barrën mbi ekonomitë dhe të sigurojë përgjigje më të shpejta dhe më efektive ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të lidhura me klimën. Me më pak se 12% të familjeve në Ballkanin Perëndimor të mbuluara nga sigurimi ndaj fatkeqësive dhe me humbje ekonomike që arrijnë miliarda, nuk mund të mbështetemi vetëm në skemat e kompensimit qeveritar pas fatkeqësive. Përmes Rrjetit Rajonal të EJL për Sigurimin dhe Shpërndarjen e Rrezikut nga Fatkeqësitë, po ndërmarrim një hap të guximshëm dhe kolektiv drejt qëndrueshmërisë – duke krijuar një platformë ku qeveritë, rregullatorët dhe sektori i sigurimeve punojnë së bashku për ta bërë sigurimin ndaj fatkeqësive të aksesueshëm, të përballueshëm dhe efektiv për të gjithë”, tha Amer Kapetanoviq, sekretari i përgjithshëm i RCC-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...