​Kalifornia kalon Japoninë në ekonominë botërore, zë vendin e katërt

Data:

Shpërndaje:

Ekonomia e Kalifornisë ka tejkaluar atë të Japonisë, duke e bërë këtë shtet amerikan forcën e katërt më të madhe ekonomike në botë, raporton BBC.

Guvernatori Gavin Newsom promovoi të dhëna të reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike, të cilat tregojnë rritjen e Kalifornisë.

Të dhënat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kalifornisë arriti në 4.10 trilionë dollarë në vitin 2024, duke e kaluar Japoninë, e cila u vlerësua në 4.01 trilionë dollarë. Tani shteti renditet pas vetëm Gjermanisë, Kinës dhe SHBA-së si një e tërë.

“Kalifornia nuk po ndjek ritmin e botës – ne po e vendosim ritmin”, tha Newsom. Shifrat e reja vijnë në një kohë kur Newsom ka dalë kundër tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump dhe ka shprehur shqetësime për të ardhmen e ekonomisë së shtetit, përcjell KosovaPress.

Kalifornia ka pjesën më të madhe të prodhimit të industrisë përpunuese dhe bujqësisë në SHBA. Ajo është gjithashtu shtëpia e inovacionit teknologjik udhëheqës në botë, qendra e industrisë globale të argëtimit dhe porteve më të mëdha detare të vendit.

Newsom, një demokrat i spikatur dhe kandidat i mundshëm për president në vitin 2028, ka ngritur një padi për të sfiduar autoritetin e Trump për vendosjen e tarifave, të cilat kanë shkaktuar çrregullime në tregjet dhe tregtinë globale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...