Japonia krijon lavatriçen e parë për njerëzit, lan dhe than brenda 15 minutave

Data:

Shpërndaje:

Japonia ka prezantuar një ‘makinë larëse njerëzore’ futuriste, një pajisje e fuqizuar nga AI, e aftë për të larë dhe tharë njerëzit brenda 15 minutave. Zhvilluar nga kompania japoneze Science Co., kjo risi ka marrë emrin “Mirai Ningen Sentakuk”. Sistemi me Al personalizon ciklin e larjes bazuar në llojin e lëkurës së përdoruesit. Si do të funksionojë?

Ju futeni në një makinë transparente që mbushet përgjysmë me ujë të ngrohtë, më pas ajo lëshon fluska mikroskopike që shpërthejnë në kontakt me lëkurën tuaj, duke hequr papastërtitë. Teknologjia AI rregullon temperaturën dhe presionin e makinës për rehati maksimale. Ajo fokusohet gjithashtu në mirëqenien mendore. Analizon gjendjen tuaj emocionale dhe projekton pamje qetësuese në brendësi për t’ju relaksuar. Kur do të lançohet?

Frymëzuar nga një koncept i ngjashëm i paraqitur në vitet 1970 nga Sanyo Electric, ky version i modernizuar do të debutojë në Osaka Expo 2025, ku 1000 pjesëmarrës do ta përjetojnë atë drejtpërdrejt. Pas provës së saj, makina pritet të hyjë në prodhim masiv, duke premtuar se do të revolucionarizojë higjienën personale dhe relaksimin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...