Italianët të shqetësuar për rritjen e çmimit të iPhone

Data:

Shpërndaje:

Italianët janë të shqetësuar pasi tarifat e shpallura nga Uashingtoni mund të rrisin çmimin e telefonave iPhone të Apple.

Një telefon mund t’u kushtojë konsumatorëve afro 2300 Dollarë nëse Apple ua kalon kostot qytetarëve.

“Çmimi është tashmë mjaft i lartë. Gazetat madje thonë se cmimi mund të shkojë në 2,300 Euro. Mendoj se kjo është përtej mundësive ne nje pjese te madhe te italianëve, kështu që tani për tani, do të qëndroj tek Phone 14”, shprehet Francesca Giovannelli.

Pronarët e dyqaneve presin që kërkesa të ulet.

“Unë mendoj se do të ketë një rënie në blerjet e produkteve të Apple sepse çmimet e tyre sigurisht që do të rriten me 10 ose 15 për qind ose madje, siç thonë disa, 20 për qind. Por ata që janë  shumë të dhënë pas këtij  produkti dhe kanë mundësi financiare do të shpenzojnë ndoshta 20 ose 30 për qind më shumë”, tha një pronar dyqani i quajtur Fabio Pietrangeli.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington më 17 Prill për të diskutuar mbi tarifat që ai ka vendosur mbi importet e Bashkimit Evropian.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...