Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar

Data:

Shpërndaje:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorët Dardan Fusha dhe Milot Cakaj dhe bashkëpunëtorë ka takuar ekspertët e Misionit të Bankës Botërore (BB) në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar (FinDev) me prezencën e Massimiliano Paolucci – Menaxher i Vendit për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore.

Temat kryesore për diskutim ishin përgatitjet e nevojshme për zbatimin e Projektit më të ri për Zhvillimin e Sektorit financiar, përkatësisht komponentëve të digjitalizimit të shërbimeve financiare (sistemi i pagesave të shpejta) si dhe rritja e stabilitetit të sektorit financiar përmes avancimit të kornizës rregullative dhe kapitalizimit të Fondit të Sigurimit të Depozitave.

Përfaqësuesit e BQK-së në këtë takim njoftuan ekspertët e BB-së mbi aktivitetet e fundit të BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe të Planit Strategjik, procesin e para-aplikimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) dhe procesin e zhvillimit të sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit, i njohur si TIPS.

Gjithashtu, ata u njoftuan edhe për aktivitetet e ndërmarra nga BQK për avancimin e infrastrukturës teknike të BQK-së.

Ismaili duke shprehur falënderimin për mbështetjen e Bankës Botërore, ka informuar edhe për zhvillimet në sektorin financiar, veçanërisht miratimi i Udhërrëfyesit Strategjik për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen e rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin në sektorin financiar, e cila ishte me mbështetjen e Qendrën Këshilluese për Sektorin Financiar (FinSAC) të vet Bankës Botërore.

Ndërkaq, Paolucci rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për projektet në proces dhe shprehën gatishmërinë për zhvillimin e tyre sipas planifikimeve të parapara.

Kjo vizitë nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy institucioneve si dhe mbështetjen e vazhdueshme të BB-së për të avancuar stabilitetin financiar si dhe modernizimin e shërbimeve të sektorit financiar të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...