Inteligjenca Artificiale në rritje mes bizneseve europiane – Si po e përdorin atë?

Data:

Shpërndaje:

Ndërmarrjet e mëdha po adoptojnë Inteligjencën Artificiale më shumë se ato të vogla dhe të mesme, me dallime të konsiderueshme në mënyrën se si secila prej tyre e përdor teknologjinë.

Mbi 13% e bizneseve të BE-së me të paktën 10 punonjës kanë përqafuar Inteligjencën Artificiale, sipas Eurostat, një rritje prej 5.5% nga viti 2023, me të gjitha shtetet anëtare që raportojnë rritje në përdorimin e teknologjisë AI.

Bëhet e ditur se kompanitë e mëdha – domethënë ato me të paktën 250 punonjës – raportuan përdorim shumë më të lartë të AI: 42% mesatarisht.

Ekzistojnë gjithashtu dallime të rëndësishme në llojet më të përdorura të teknologjisë AI, ku veçoritë e gërmimit të tekstit, mësimit të thellë dhe automatizimit të rrjedhës së punës janë më të përhapurat, shkruan euronews.

Në përgjithësi, veçoria më e përdorur në biznesin e BE-së është nxjerrja e tekstit (7%), që do të thotë analiza e teksteve të shkruara, e ndjekur nga gjenerimi i gjuhës natyrore (5.4%), që është krijimi i automatizuar i gjuhës së shkruar ose të folur.

Njohja e të folurit, që do të thotë konvertimi i gjuhës së folur në një format të lexueshëm nga makina, është i treti me 4.8%.

Cilat vende evropiane po përdorin më shumë AI në biznes?

Danimarka kryeson në adoptimin e AI midis kompanive me 27.6%, e ndjekur nga Suedia me 25.1% dhe Belgjika me 24.7%.

Raportohet se Rumania ka normën më të ulët (3.1%), e ndjekur nga Polonia (5.9%) dhe Bullgaria (6.5%).

Ndërsa kur merren parasysh vetëm kompanitë e mëdha, Finlanda kryeson me 70%, ndërsa ekonomitë e mëdha si Franca dhe Italia qëndrojnë nën mesataren e BE-së, me afërsisht një të tretën e bizneseve të mëdha atje që përdorin AI.

Ndryshe, Gjermania dhe Spanja janë mbi mesataren e BE-së me norma të adoptimit përkatësisht 48% dhe 44%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...