Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet kanë borxh prej 652 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet po notojnë në borxhe. Në tre muajt e parë të këtij viti kanë obligime të arritura, por të papaguara prej pothuajse 652 miliona eurove. Borxh kanë pothuajse të gjithë. Në listën e Ministrisë së financave janë 1 279 institucione – shtetërore dhe ndërmarrje publike, institucione shëndetësore, ndërmarrjet komunale, ministritë, komunat. 142 milionë euro nga borxhi i përgjithshëm i të gjithëve, janë për shpenzime operative – fatura për ujë, rrymë, ngrohje dhe të tjera. Ndërsa borxh kanë edhe për paga dhe kompensime për të punësuarit.

Borxhet janë rritur për 25.5 milionë euro në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2024. Atëherë borxhi i përgjithshëm i 1 255 institucioneve ka qenë 626 miliona euro.

Megjithatë, shqetësues është fakti që për vetëm një vit, institucionet kanë arritur ta rrisin borxhin për 161 milionë euro. Në tremujorin e parë të vitit 2024, borxhi i 1.306 institucioneve ishte 490,7 milionë euro.

Pesë debitorët më të mëdhenj janë ndërmarrjet shtetërore energjetike, si dhe hekurudhat. Nomagas ka borxh prej 88,4 milionë euro, ELEM mbi 59 milionë, ndërsa EMV distribuimi i ngrohjes 33,8 milionë euro. Nëse mblidhet borxhi i dy ndërmarrjeve të hekurudhës, ai arrin rreth 135 milionë euro.

Borxh ka edhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, në shumën prej 1,7 milionë euro. Ndërsa borxhi i institucioneve publike në sferën e shëndetësisë, për nevojat e klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente, është 25,5 milionë euro. Borxhet më të mëdha mes komunave i kanë Gostivari me 11,5 milionë euro dhe Tetova me 9,7 milionë euro.

Nga Ministritë në krye të listës është shëndetësia, me borxh prej 1.85 milionë eurove.

Nga borxhi i përgjithshëm prej pothuajse 652 miliona eurove, institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet më së shumti obligime të arritura por të papaguara kanë ndaj sektorit publik pothuajse 370 milionë euro. Ndërsa borxhi ndaj sektorit privat ka arritur 241 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...