
“Inspektorati i Shtetit për Bujqësi, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” (Policia e Liqenit), ka zhvilluar mbikëqyrje të përforcuar të përbashkët me qëllim mbrojtjen e fondit të peshkut gjatë periudhës së mbarështimit natyror. Gjatë kontrolleve në zonën nga ish Spitali i Fëmijëve deri te hoteli “Metropol”, inspektorët zbuluan dhe konfiskuan gjithsej nëntë (9) rrjeta peshkimi të vendosura në mënyrë të paligjshme. Nga rrjetat u nxorën 343 njësi të belvicës së Ohrit dhe 36 njësi të klenit, me një peshë totale prej 46.6 kilogramësh. Rrjetat dhe peshku i konfiskuar, sipas procedurave ligjore, do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar. Potencojmë se periudha e ndalimit të peshkimit të belvicës dhe troftës së Ohrit zgjat nga 1 dhjetori deri më 28 shkurt, prandaj kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të pandryshuar. Institucionet do të vazhdojnë të ndërmarrin masa të koordinuara për mbrojtjen dhe rivendosjen e fondit autokton të peshkut në Liqenin e Ohrit”, thonë nga Inspektorati për Bujqësi.






