Inflacioni në BE po ngadalësohet, çmimet në Gjermani më lirë se në Maqedoni (FOTO)

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut në shoqëri me Estoninë, Hungarinë dhe Rumaninë sipas përqindjes së inflacionit. Maqedonia është në shoqëri me këto tre vende – me inflacion prej 5% ose mbi 5% në shkurt të këtij viti. Në Gjermani, që është partneri ynë strategjik tregtar, inflacioni në shkurt ishte 2,6%. “Portalb”-i i publikon çmimet e disa prej produkteve ushqimore bazë në tregun gjerman të regjistruara gjatë muajit mars.

Në Gjermani inflacioni është 2,6%, në Maqedoni 5%

Qumësht – tetrapak, vaj ulliri, domate – këto janë disa nga produktet që shiten në Gjermani me çmime më të ulëta se sa ato që i paguajmë këtu, në Maqedoni.

Ndër produktet ushqimore bazë, në tregjet gjermane 1 kilogram bukë organike shitet për 1,32 euro, por ky çmim mund të jetë edhe më i lirë në varësi të përbërjes së bukës.

Një qumështi tetrapak me përmbajtje yndyre 1,5% kushton 0,99 euro, kurse me yndyrë 3,5% kushton rreth 1 euro.  Një litër jogurt shitet për 1,8 euro. Çmime pak më të larta se tonat kanë mishi dhe prodhimet e mishit, dhe kështu 1 kilogram pulë e ngrirë kushton 10,8 euro, këmbët e pulës shiten për 6,32 euro, kurse 1 kilogram mish derri kushton 8,98 euro.

“Kam një kohë të gjatë që punoj këtu në Gjermani, por shpesh shkoj në Maqedoni. Vërtet në Gjermani ka çmime që janë më të ulëta se ato në Maqedoni, madje në Maqedoni ka produkte që janë më të shtrenjta. Por, rrogat në Gjermani nuk janë si ato në Maqedoni” – thotë vajza e re Ina, e cila jeton dhe punon në afërsi të Hamburgut.

Disa nga çmimet e produkteve ushqimore bazë në Gjermani janë më të ulëta se ato në vendin tonë – për shembull, 1 litër vaj ulliri i ftohtë shitet nga 4,38 euro deri në 9,3 euro, në varësi të markës dhe llojit të vajit. Një tablo me 10 vezë kushton 1,99 euro. Çmimet e frutave dhe perimeve në këtë vend evropian nuk ndryshojnë shumë nga ato në vendin tonë – një kilogram domate shitet nga 1,4 euro deri në 2,5 euro, ndërsa 500 gramë limon i klasifikuar kushtojnë 1,09 euro.

Që nga fillimi i këtij viti, me një dekret të qeverisë në Gjermani, rroga minimale u rrit në 12,82 euro në orë, duke arritur në rreth 2.222 euro në muaj, nëse merren parasysh 40 orë pune në javë.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, në muajin shkurt përqindja e inflacionit në Gjermani ishte 2,6%. “Portalb”-i ka shqyrtuar të dhënat krahasuese të Eurostat-it dhe ato tregojnë se inflacioni në Gjermani në muajin shkurt ka shënuar rënie si në raport me janarin (në bazë mujore) ashtu edhe në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në vendin tonë, në shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe në dy muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, inflacioni është rritur për 5%, ndërsa në shkurt, në krahasim me janarin, rritja ishte për 0,5%. Përsëri, rritja më e lartë e kostos së jetesës është te ushqimi, ku kostot për vajrat janë rritur për 13,1%, kostot e mishit dhe të produkteve të mishit për 8,1%, dhe kostot e perimeve për 8,7%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...