Gjobë deri në 10 mijë euro për tregtarët për mosrespektim të detyrimit për publikimin e çmimeve në faqet e internetit

Data:

Shpërndaje:

Nga sot, shitësit me pakicë janë të detyruar të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në baza ditore. Çmimet duhet të publikohen në faqet e tyre të internetit në një pjesë të veçantë dhe të përditësohen çdo ditë deri në orën 10:00.

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se tregtarët kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me këtë detyrim të ri ligjor dhe se është në interes të qytetarëve. Detyrimi ligjor vlen për të gjithë tregtarët, përveç atyre me deri në 10 punonjës.

“Transparenca duhet të jetë më e madhe nga ana e marketeve, qytetarët duhet të dinë ku t’i shpenzojnë paratë e tyre dhe cilat çmime janë më të lira. Ne duhet të plotësojmë nevojat e qytetarëve. Ky është një ligj që mbulon zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve dhe ata kanë kapacitet dhe ueb faqen e tyre dhe mund ta zbatojnë këtë masë ligjore”, thotë Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...